Njoftime dhe ngjarje

ad

Login

Register

Në  bazë të nenit 31  të Statutit të BPrAL Kolegji  “GJILANI”  Gjilan,  Këshilli Drejtues i Kolegjit  “Gjilani” me dt.19.08.2013 shpall:

K O N K U R S

 

Për pranimin e  stafit akademik  në këto fakultete:

1. Fakulteti Ekonomik  :

-   10 Profesor për lëndët ekonomike.

-   10 Ligjërues / Asistent për lëndët ekonomike.

 

2. Fakulteti Juridik :

-  10 Profesor për lëndët juridike.

-  10 Ligjërues / Asistent për lëndët juridike.

 

 

 

Kualifikimet e kërkuara për profesor:

•Kandidatët duhet të kenë gradën e doktorit të shkencës ose ekuivalent me të , përparësi kanë ata me titull akademik;

•Të kenë rezultate në punën kërkimore shkencore (të bashkëngjitet lista e punimeve dhe projekteve);

•Të kenë aftësi për mësimdhënie, aftësi komunikuese dhe prezantuese;

•Të njohin gjuhën angleze;

•Të kenë aftësi për përdorimin e teknologjisë informative në kërkime shkencore dhe mësimdhënie.

 

Kualifikimet e kërkuara për Ligjërues / Asistent:

•Të ketë të përfunduar me sukses studimet pasdiplomike magjistraturë klasike, master ose ekuivalent me të;

•Të jetë i regjistruar në studimet e doktoraturës; (e preferueshme)

•Për pozitën e asistentit të jetë nën moshën 30 vjeçare (e preferueshme).

 

 

Dokumentacioni i nevojashëm për profesor: 

 

•CV

•Kopja  e vërtetuar e diplomës së Fakultetit e studimeve të magjistraturës / masterit dhe doktoratës;

•Vendimi për thirrjen Akademike (nëse ka thirrje);

•Dëshmitë që vërtetojnë përvojën  në punët kërkimore -shkencore;

•Si dhe dokumentet tjera që vërtetojnë shkathtësitë në mësimdhënie.

 

Dokumentacioni i nevojashëm për  ligjërues / asistent:

 

•CV

•Kopja  e vërtetuar e diplomës së Fakultetit e studimeve të magjistraturës / masterit;

•Dëshmia e nevojshme që vërteton statusin  e kandidatit  për doktoraturë      ( nëse është në proces të studimeve të doktoraturës);

•Të kenë rezultate në punën kërkimore shkencore (të bashkëngjitet lista e punimeve dhe projekteve);

•Të kenë aftësi për mësimdhënie, aftësi komunikuese dhe prezantuese;

•Të njohin gjuhen angleze;

•Të kenë aftësi për përdorimin e teknologjisë informative në kërkimi shkencore dhe mësimdhënie.

 

 

Kandidatët e interesuar munden të dorëzojnë dokumentet e kërkuara në objektin e Kolegjit “Gjilani” në Gjilan, apo në e-mail adresë: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

 

Konkursi mbetet i hapur prej datës 20.08.2013 deri me 04.09.2013

 

Na kontaktoni

  • Kolegji Gjilani
    Adresa Gjilan 
  • +377(0) 44/187-181
  • This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.