Kalendari Akademik

ad

Login

Register

  • Viti akademik
    • Viti akademik në Kolegjin GJILANI fillon më 1 tetor të vitit kalendarik dhe përfundon më 31 maj të vitit vijues, i ndarë në dy semstra ate dimëror dhe veror;
    • Semestri dimëror fillon më 1 tetor dhe përfundon më 15 janar të vitit vijues kalendarik dhe përfshin 15 - javë pune mësimore e shkencore;
    • Semestri veror  fillon më 15 shkurt dhe përfundon më 31 maj  të vitit vijues kalendarik dhe përfshin 15 - javë pune mësimore e shkencore;
  • Regjistrimi për vitin akademik dhe vërtetimi i semestrave:

    - Regjistrimi në vitin e parë të studimeve bëhet në kohën e përcaktuar me konkurs 
    - Regjistrimi në vitin e dytë dhe të tretë të studimeve, bëhet në kohën prej 1 deri më 15 tetor.
    - Vërtetimi i semestreve bëhet në kohën prej 15 - 20 janar (për semestrin dimëror) dhe prej 2 - 5 qershor (për semestrin veror).
  • Afatetet e provimeve

    Të rregullta:

    - Afatin e Janarit - (që fillon prej 20 janar deri më 15 shkurt).
    - Afatin e qershorit –(që fillon prej 5 qershorit deri më 30 qershor) dhe
    - Afatin e shtatorit –(që fillon prej 1 deri më 30 shtator).

    Jo të rregullta :

    - Afatin e Nëntorit - (që fillon prej 15 nëntor deri më 15 dhjetor).
    - Afatin e prillit – (që fillon prej 1-30 prill)
  • Paraqitja e provimeve:

    - për afatin e janarit prej 15-20 janar
    - për afatin e qershorit prej 1-5 qershor
    - për afatin e shtarotit prej 20-30 gusht
    - për afatin e nëntorit prej 1-5 nëntor
    - për afatin e prillit prej 25-30 mars
  • Lista e festave zyrtare shtetërore do të shpallet për çdo vit akademik, me shpallje të veçantë.

Na kontaktoni

  • Kolegji Gjilani
    Adresa Gjilan 
  • +377(0) 44/187-181
  • This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.