Sigurimi i Cilësisë

ad

Login

Register

Zyra për Sigurimin e Cilësisë,  menaxhon dhe zbaton parimet e sigurimit te cilësisë së një institucioni të arsimit të lartë që përfshin cilësinë e procesit në mësimdhënie, mësimnxënie dhe administrimin. Zyra bashkëpunon me menaxhmentin, njësitë administrative, studentët dhe hisedarët e jashtëm. Sigurimi i cilësisë është në pajtueshmëri më zhvillimet evropiane (Procesi i Bolonjes, ‘Standardet dhe Udhëzimet Evropiane'. Zyra në vazhdimësi përcjell standardet për vetëvlerësimin e brendshëm dhe të jashtëm, zbatimin e udhëzimeve të institucioneve të arsimit të lartë  si Agjencisë Kosovare të Akreditimit, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, dhe institucioneve e tjera.

Në pajtim me strategjinë zhvillimore të kolegjit, Zyra për Sigurimin e Cilësisë përcakton standardet, kriteret dhe udhëzimet që janë të ndërlidhura me dy nivelet e arsimit të lartë bachelor (studime themelore) dhe master, të përshkruara në Deklaratën e Bolonjës, që mbulojnë fushën e arsimit dhe të kërkimit shkencor brenda institucionit. Zyra po ashtu menaxhon të gjitha format e vlerësimit të brendshëm nga ana e profesorëve dhe vlerësimit nga ana e studentëve. Zyra zgjedh format më të përshtatshme të monitorimit dhe rishikimit të programeve akademike, vlerësimin, kualifikimet dhe kompetencat e stafit; disponueshmërinë e burimeve për zbatimin e programeve, dhe ofrimin e informative për këto programe që mundësojnë një menaxhim efektiv.

Na kontaktoni

  • Kolegji Gjilani
    Adresa Gjilan 
  • +377(0) 44/187-181
  • This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.