Historiku

ad

Login

Register

Kolegji “Gjilani” në Gjilan është themeluar në vitin 2006 si institucion privat i arsimit të lartë. Institucioni fillimisht është licencuar nga MASHT me emrin KOLEGJI UNIVERSITAR „GJILANI“, me seli në Gjilan (nr. i vendimit të licencës 1538/02-1, më 21.11.2007) për vitin akademik 2006/07 me programet e studimeve Bachelor në Fakultetin Ekonomik me drejtimet: Banka, Financa e Kontabilitet si dhe Menaxhment dhe Informatikë; në Fakultetin Jurdik me drejtimet: Juridik i përgjithshëm dhe Kriminalistikë; në Fakultetin e Edukimit me drejtimet: Parafillor dhe Fillor dhe në Fakultetin e shkencave sociale me drejtimet: Gjuhë angleze dhe Psikologji. Që nga viti 2009/10, Institucioni ynë është profiluar vetëm për programet e studimeve në ekonomi dhe juridik.

Gjatë procesit të akreditimit në vitin akademik 2009/2010, bazuar në udhëzimet e MASHT dhe AKA-së, Institucioni ynë i bashkohet Kolegjit ILIRIA në Prishtinë, duke vepruar për një vit si Degë e tij në Gjilan. Në vitin akademik 2010/2011, Institucioni përsëri vepron i pavarur si Bartësi Privat i Arsimit të Lartë Instituti “Gjilani” në Gjilan.

Për vitin akademik 2011/2012 RI-AKREDITOHET për periudhën tri vjeçare: 01 tetor 2011 - 30 shtator 2014, sipas rekomandimit nr.273/11 të 07.07.2011 nga AKA, si Bartësi Privat i Arsimit të Lartë KOLEGJI “GJILANI” në Gjilan dhe Vendimit nr. 190/01B të 11.07.2011 të MASHT-së, në këto programe të studimeve:

1. Bachelor
    1.1 Banka,financa dhe kontabilitet (BA)
    1.2 Menaxhment (BA)
    1.3 Juridik i përgjithshëm (LLB)
 
2. Master
    2.1 Menaxhment (MA)
    2.2 Juridiko Penal (LL.M)

Na kontaktoni

  • Kolegji Gjilani
    Adresa Gjilan 
  • +377(0) 44/187-181
  • This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.