PER NE

ad

Login

Register

Kolegji “Gjilani” në Gjilan është themeluar në vitin 2006 si institucion privat i arsimit të lartë. Institucioni fillimisht është licencuar nga MASHT me emrin KOLEGJI UNIVERSITAR „GJILANI“, me seli në Gjilan (nr. i vendimit të licencës 1538/02-1, më 21.11.2007) për vitin akademik 2006/07 me programet e studimeve Bachelor në Fakultetin Ekonomik me drejtimet: Banka, Financa e Kontabilitet si dhe Menaxhment dhe Informatikë; në Fakultetin Jurdik me drejtimet: Juridik i përgjithshëm dhe Kriminalistikë; në Fakultetin e Edukimit me drejtimet: Parafillor dhe Fillor dhe në Fakultetin e shkencave sociale me drejtimet: Gjuhë angleze dhe Psikologji. Që nga viti 2009/10, Institucioni ynë është profiluar vetëm për programet e studimeve në ekonomi dhe juridik.

Gjatë procesit të akreditimit në vitin akademik 2009/2010, bazuar në udhëzimet e MASHT dhe AKA-së, Institucioni ynë i bashkohet Kolegjit ILIRIA në Prishtinë, duke vepruar për një vit si Degë e tij në Gjilan. Në vitin akademik 2010/2011, Institucioni përsëri vepron i pavarur si Bartësi Privat i Arsimit të Lartë Instituti “Gjilani” në Gjilan.

Për vitin akademik 2011/2012 RI-AKREDITOHET për periudhën tri vjeçare: 01 tetor 2011 - 30 shtator 2014, sipas rekomandimit nr.273/11 të 07.07.2011 nga AKA, si Bartësi Privat i Arsimit të Lartë KOLEGJI “GJILANI” në Gjilan dhe Vendimit nr. 190/01B të 11.07.2011 të MASHT-së, në këto programe të studimeve:

1. Bachelor
    1.1 Banka,financa dhe kontabilitet (BA)
    1.2 Menaxhment (BA)
    1.3 Juridik i përgjithshëm (LLB)
 
2. Master
    2.1 Menaxhment (MA)
    2.2 Juridiko Penal (LL.M)

Kolegji”GJILANI”  zhvillon  bashkëpunim në fushen akademike dhe shkencore me shumë Universitete, Institucione,  organizata biznesore  ne nivel nacional dhe ndërkombëtar:

-European Association for International Education ( Netherland),

-Pearson Compant (England) për kurse në gjuhën angleze dhe “Testing Center”.

-Universiteti  i  Evropës  Jug-Lindore(Maqedoni)  për  stafin  e  këmbimit  dhe  të trajnimit

-Nigde University (Turqi) për staf,  hulumtim dhe shkëmbim studentëve

-Universiteti i Shodrës (Shqipëri) për stafin dhe shkëmbimin e studentëve

-Kolegji ”Biznesi” (Kosovë)- për staf,  hulumtime dhe shkëmbim studentëve

-Kolegji ”Universum” (Kosovë)- për staf,  hulumtime dhe shkëmbim studentëve

-Instituti i Historisë të Kosovës

-Instituti  “Inkos” Kosovë

-Institutin e Kosovës për Politika Zhvillimore, Prishtinë

Lidhjet me partnerët  lokalë 

-Oden Ekonomike të Kosovës;

--Bibloteka Kombëtare Universitare;

-Asocacionin e Bibliotekave Elektronike të Kosovës;

-Companin “CO-Tech” , Kosovë;

-Companin “Collegium” , Kroaci;

-Companin “Holland ” , Kosovë;

-NGO ”Yellow Training Center”,Prishtinë;

-NGO ”Shpresa Demokratike”,Podujevë;

-Shoqaten”Hendikos”, Prishtinë.

 

Zyra për Sigurimin e Cilësisë,  menaxhon dhe zbaton parimet e sigurimit te cilësisë së një institucioni të arsimit të lartë që përfshin cilësinë e procesit në mësimdhënie, mësimnxënie dhe administrimin. Zyra bashkëpunon me menaxhmentin, njësitë administrative, studentët dhe hisedarët e jashtëm. Sigurimi i cilësisë është në pajtueshmëri më zhvillimet evropiane (Procesi i Bolonjes, ‘Standardet dhe Udhëzimet Evropiane'. Zyra në vazhdimësi përcjell standardet për vetëvlerësimin e brendshëm dhe të jashtëm, zbatimin e udhëzimeve të institucioneve të arsimit të lartë  si Agjencisë Kosovare të Akreditimit, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, dhe institucioneve e tjera.

Në pajtim me strategjinë zhvillimore të kolegjit, Zyra për Sigurimin e Cilësisë përcakton standardet, kriteret dhe udhëzimet që janë të ndërlidhura me dy nivelet e arsimit të lartë bachelor (studime themelore) dhe master, të përshkruara në Deklaratën e Bolonjës, që mbulojnë fushën e arsimit dhe të kërkimit shkencor brenda institucionit. Zyra po ashtu menaxhon të gjitha format e vlerësimit të brendshëm nga ana e profesorëve dhe vlerësimit nga ana e studentëve. Zyra zgjedh format më të përshtatshme të monitorimit dhe rishikimit të programeve akademike, vlerësimin, kualifikimet dhe kompetencat e stafit; disponueshmërinë e burimeve për zbatimin e programeve, dhe ofrimin e informative për këto programe që mundësojnë një menaxhim efektiv.

Kolegji "Gjilani" është  akredituar dhe riakredituar  për nivelin Bachelor (BA) dhe Master(MA) nga Agjencioni i Kosoves i Akreditimit dhe i licencuar nga Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Teknologjis të Republikës së Kosovës.

1. BACHELOR (BA)

I akreditim  nga Agjencioni i Kosoves i Akrditimit për periudhen kohore 01 Tetor 2014-30 shtator 2019, sipas vendimit nr.555/14 të datës 04.07.2014, në këto programe të studimeve: 

    1.1 BANKA, FINANCA DHE KONTABILITET (BA)

    1.2 MENAXHMENT(BA)


    1.3 JURIDIK I PËRGJITHSHËM (LLB)
           Specializimet:
          -Administrativo- kushtetues
          -Penalo-juridik
          -Financat juridike

 

2. MASTER (MA):

   2.1.  MENAXHMENT (MA)
           Specializimet :
          -Ndërmarrësi
          -Financa

 Niveli Master Menaxhment  (MA)- I akreditim  nga Agjencioni i Kosoves i Akreditimit për periudhen kohore 01 Tetor 2012 deri me  30 Shtator 2015,  sipas rekomandimit nr.273/11 të 07.07.2011 nga AKA, si Bartësi Privat i Arsimit të Lartë dhe Vendimit nr. 190/01B të 11.07.2011 të MASHT-së,

   2.2. JURIDIK  ( LL M)

        -Juridiko- Penal

 Niveli MasterJuridiko-Penal  (LL.M)- I akreditim  nga Agjencioni i Kosoves i Akreditimit për periudhen kohore 01 Tetor 2013 deri me  30 Shtator 2016, sipas vendimit nr.503/13 të dt. 08.07.2013: 

  

Misioni i Kolegjit "GJILANI" si institucion është që të ofrojë studime të arsimit të lartë sipas standardeve evropiane, dhe me këtë të kontribuoj për një zhvillimin të qëndrueshëm  ekonomik e shoqëror në nivel lokal dhe rajonal të shtetit të Kosovës, përmes të përgatitjes së profesionistëve të mirë-edukuar dhe kualifikuar, krijimit të njohurive të reja dhe zbatimit të rezultateve të kërkimit shkencor me anë të dialogut shoqëror dhe partneritetit akademik. Kolegji synon të ofroj një ambient i cili inkurajon rritjen intelektuale dhe personale të anëtarëve të tij, studentëve, duke proklamuar cilësinë akademike (kombinimi i studimeve me internship), solidaritetit dhe kolegjialitetit, transparencës procedurale dhe thjeshtësisë, hapjes (internacionalizimit) dhe një fokus në shoqëri. Vizioni  ynë është:  "Të jemi një nga institucionet më të njohura të arsimit të lartë në Kosovë, në ofrimin e arsimit cilësor përmes përgaditjes  profesionale dhe një burim krenarie për studentët, personelin akademik dhe komunitetin të cilit i shërbejmë". 


Qëllimet 

- Të arsimoj student në fushën e ekonomisë dhe juridikut përmes mësimdhënies, praktikes dhe përvojës profesionale 
- Të veproj si një institucion për avancimin e njohurive dhe ideve
- Të ofroj kualifikime bazike dhe mjeshtri profesionale në pajtim me sistemin e arsimit që përmbush nevojat e tregut
- Të mbështes gratë në shoqëri
- Të respektoj standardet Evropiane të Arsimit të Lartë
- Të zhvilloj aktivitete dhe kërkime shkencor në mbështetje të misionit


Na kontaktoni

  • Kolegji Gjilani
    Adresa Gjilan 
  • +377(0) 44/187-181
  • This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.