Kolegji “Arbëri” (ish Gjilani) në Gjilan është themeluar në vitin 2006 si institucion privat i arsimit të lartë. Institucioni fillimisht është licencuar nga MASHT me emrin KOLEGJI UNIVERSITAR „GJILANI“, me seli në Gjilan (nr. i vendimit të licencës 1538/02-1, më 21.11.2007) për vitin akademik 2006/07 me programet e studimeve Bachelor në Fakultetin Ekonomik me drejtimet: Banka, Financa e Kontabilitet si dhe Menaxhment dhe Informatikë, në Fakultetin Jurdik me drejtimet: Juridik i përgjithshëm dhe Kriminalistikë; në Fakultetin e Edukimit me drejtimet: Parafillor dhe Fillor dhe në Fakultetin e shkencave sociale me drejtimet: Gjuhë angleze dhe Psikologji. Që nga viti 2009/10, Institucioni ynë është profiluar vetëm për programet e studimeve në ekonomi dhe juridik.

Copyright © 2006 - 2017
All rights reserved.

Designed by
Edon Shkodra

Kolegji Arbëri

Ballina Programet Për Student Rreth Kolegjit Kontakt

EN  |  DE

NA KONTAKTONI

Kolegji Arberi
Rruga e Ferizajit pa nr
 60000 Gjilan, Kosovë
 
+377 (0) 44/187-181
 info@kugjilani.com

MENAXHMENT

Qëllimi i programit është të ofrojë studimet Master me anë të cilit do të zhvillohet të kuptuarit dhe njohuritë akademike të biznesit dhe funksionet kryesore të menaxhimit, së bashku me aftësi të transferueshme si dhe zbatimin e tyre. Kjo përfshin të mësuarit e pavarur dhe kërkimin shkencor në një nivel ku  kërkohet një qasje e integruar dhe kritike për menaxhimin dhe praktikat që nderlidhën me to. Fushat e studimeve u mundësojnë studentëveqë të specializohën në një fushë të caktuar të programit (Financa dhe Nderrmarresi).

Master në Menaxhment ka për qëllim që:

• Të zhvilloj aftësitë e të mësuarit të pavarur dhe të kërkimit.

• Të aplikojë njohuritë akademike në mënyrë kritike në një sëri disiplinash të menaxhimit.

• Zhvillimi i aftësive analitike dhe teorike për të reflektuar mendim autonom dhe origjinal.

• Zhvilloj gjykimet që kanë të bëjnë me çështjet sistematike dhe të komplekse në një mënyrë krijuese

• Angazhoj në mënyrë konstruktive në praktikat profesionale dhe creative të menaxhmentit me qëllim që të përcjellë arsyeshmërinë, rezultatet dhe konkluzionet.

• Advansoj njohuritë dhe të kuptuarit e menaxhmentit dhe disiplinat përkatëse.

JURIDIK

Qëllimi i programit është të ofrojë studimet Master me anë të cilit do të zhvillohet të kuptuarit dhe njohuritë akademike të   fushes juridiko penale dhe funksionet kryesore të sistemit juridiko penal , së bashku me aftësi të transferueshme si dhe zbatimin e tyre. Kjo përfshin të mësuarit e pavarur dhe kërkimin shkencor në një nivel ku  kërkohet një qasje e integruar dhe kritike për fushen juridiko penale te studeimit  dhe praktikat që nderlidhën me to. Fusha e studimeve u mundësojnë studentëveqë të specializohën në një fushë të caktuar të programit (juridiko penal).

 Programi është 1 vjeqar 60 ECTS

Master në lëminë juridiko penal  ka për qëllim që:

• Të zhvilloj aftësitë e të mësuarit të pavarur dhe të kërkimit.

• Të aplikojë njohuritë akademike në mënyrë kritike në një sëri disiplinash të lemise juridiko penale.

• Zhvillimi i aftësive analitike dhe teorike për të reflektuar mendim autonom dhe origjinal.

• Zhvilloj gjykimet që kanë të bëjnë me çështjet sistematike dhe të komplekse në një mënyrë krijuese

• Angazhoj në mënyrë konstruktive në praktikat profesionale dhe creative të fushes juridiko penale me qëllim që të përcjellë arsyeshmërinë, rezultatet dhe konkluzionet.

• Advansoj njohuritë dhe të kuptuarit e fushes juridiko penale dhe disiplinat përkatëse.