Kolegji “Arbëri” (ish Gjilani) në Gjilan është themeluar në vitin 2006 si institucion privat i arsimit të lartë. Institucioni fillimisht është licencuar nga MASHT me emrin KOLEGJI UNIVERSITAR „GJILANI“, me seli në Gjilan (nr. i vendimit të licencës 1538/02-1, më 21.11.2007) për vitin akademik 2006/07 me programet e studimeve Bachelor në Fakultetin Ekonomik me drejtimet: Banka, Financa e Kontabilitet si dhe Menaxhment dhe Informatikë, në Fakultetin Jurdik me drejtimet: Juridik i përgjithshëm dhe Kriminalistikë; në Fakultetin e Edukimit me drejtimet: Parafillor dhe Fillor dhe në Fakultetin e shkencave sociale me drejtimet: Gjuhë angleze dhe Psikologji. Që nga viti 2009/10, Institucioni ynë është profiluar vetëm për programet e studimeve në ekonomi dhe juridik.

Copyright © 2006 - 2017
All rights reserved.

Designed by
Edon Shkodra

Kolegji Arbëri

Ballina Programet Për Student Rreth Kolegjit Kontakt

EN  |  DE

NA KONTAKTONI

Kolegji Arberi
Rruga e Ferizajit pa nr
 60000 Gjilan, Kosovë
 
+377 (0) 44/187-181
 info@kugjilani.com

KALENDARI AKADEMIK


Viti akademik

Viti akademik në Kolegjin GJILANI fillon më 1 tetor të vitit kalendarik dhe përfundon më 31 maj të vitit vijues, i ndarë në dy semstra ate dimëror dhe veror;

Semestri dimëror fillon më 1 tetor dhe përfundon më 15 janar të vitit vijues kalendarik dhe përfshin 15 - javë pune mësimore e shkencore;

Semestri veror  fillon më 15 shkurt dhe përfundon më 31 maj  të vitit vijues kalendarik dhe përfshin 15 - javë pune mësimore e shkencore;

Regjistrimi për vitin akademik dhe vërtetimi i semestrave:

- Regjistrimi në vitin e parë të studimeve bëhet në kohën e përcaktuar me konkurs

- Regjistrimi në vitin e dytë dhe të tretë të studimeve, bëhet në kohën prej 1 deri më 15 tetor.

- Vërtetimi i semestreve bëhet në kohën prej 15 - 20 janar (për semestrin dimëror) dhe prej 2 - 5 qershor (për semestrin veror).


Afatetet e provimeve

Të rregullta:

- Afatin e Janarit - (që fillon prej 20 janar deri më 15 shkurt).

- Afatin e qershorit –(që fillon prej 5 qershorit deri më 30 qershor) dhe

- Afatin e shtatorit –(që fillon prej 1 deri më 30 shtator).

Jo të rregullta :

- Afatin e Nëntorit - (që fillon prej 15 nëntor deri më 15 dhjetor).

- Afatin e prillit – (që fillon prej 1-30 prill)


Paraqitja e provimeve:

- për afatin e janarit prej 15-20 janar

- për afatin e qershorit prej 1-5 qershor

- për afatin e shtarotit prej 20-30 gusht

- për afatin e nëntorit prej 1-5 nëntor

- për afatin e prillit prej 25-30 mars

Lista e festave zyrtare shtetërore do të shpallet për çdo vit akademik, me shpallje të veçantë.