Kolegji “Arbëri” (ish Gjilani) në Gjilan është themeluar në vitin 2006 si institucion privat i arsimit të lartë. Institucioni fillimisht është licencuar nga MASHT me emrin KOLEGJI UNIVERSITAR „GJILANI“, me seli në Gjilan (nr. i vendimit të licencës 1538/02-1, më 21.11.2007) për vitin akademik 2006/07 me programet e studimeve Bachelor në Fakultetin Ekonomik me drejtimet: Banka, Financa e Kontabilitet si dhe Menaxhment dhe Informatikë, në Fakultetin Jurdik me drejtimet: Juridik i përgjithshëm dhe Kriminalistikë; në Fakultetin e Edukimit me drejtimet: Parafillor dhe Fillor dhe në Fakultetin e shkencave sociale me drejtimet: Gjuhë angleze dhe Psikologji. Që nga viti 2009/10, Institucioni ynë është profiluar vetëm për programet e studimeve në ekonomi dhe juridik.

Copyright © 2006 - 2017
All rights reserved.

Designed by
Edon Shkodra

Kolegji Arbëri

Ballina Programet Për Student Rreth Kolegjit Kontakt

EN  |  DE

NA KONTAKTONI

Kolegji Arberi
Rruga e Ferizajit pa nr
 60000 Gjilan, Kosovë
 
+377 (0) 44/187-181
 info@kugjilani.com

PROVIMI PRANUES

Provimin pranues organizohet  bazuar në Statutin e Kolegjit “Gjilani” dhe Rregulloreve në fuqi për Studimet themelore – bachelor dhe Master. Konkurimi, pranimi dhe regjistrimi i studentëve të ri, bëhet në pajtim me kushtet e parapara me konkursin e shpalur. dhe e publikon Kolegji , “Gjilani”

Kandidati fiton të drejtën për pranim dhe regjistrim kur e jep provimin pranues me sukses duke u bazuar në numrin e poenave të fituar sipas ranglistës deri në nurin e përcaktuar për pranim në programin përkatësisht drejtimin përkatës mësimor.

Provimi pranues mbahet me test, nëse në konkurs nuk parashifet ndryshe. Konkurimi, pranimi dhe regjistrimi i studentëve të ri, bëhet në pajtim me kushtet e parapara me konkursin i cilii  shpallet dhe e publikohet në mjetet e informimit.

Kushtet, afatet, organizimi dhe mënyra e mbajtjes së provimit pranues përcaktohen më detajisht në konkursin të cilin e publikon Kolegji , “Gjilani”.


REGJISTRIMI I SEMESTRIT

Regjistrimi për vitin akademik dhe vërtetimi i semestrave bëhet në bazë të Statutit dhe Rregullores në fuqi për Studimet themelore – bachelor dhe Master sipas kalendarit vjetor në vijim:

- Regjistrimi në vitin e parë të studimeve bëhet në kohën e përcaktuar me konkurs
- Regjistrimi në vitin e dytë dhe të tretë të studimeve, bëhet në kohën prej 1-15 tetor.

 Vërtetimi i semestreve bëhet në periudhën:
 -   15-20 Janar  për semestrin dimëror
 -   02-05 Qershor për semestrin veror.



PARAQITJA E PROVIMEVE

Paraqitja e provimeve  bëhet sipas Rregullores në fuqi  për
organizimin dhe mbajtjen e provimeve  sipas kalendarit
vjetor në vijim:

Afatetet e provimeve

Të rregullta :
- Afatin e Janarit - që fillon prej 20 janar deri më 15 shkurt.
- Afatin e qershorit – prej 5 qershorit deri më 30 qershor) dhe
- Afatin e shtatorit –( prej 1 deri më 30 shtator).

Jo të rregullta :
- Afatin e Nëntorit - ( prej 15 nëntor deri më 15 dhjetor).
- Afatin e prillit – (që fillon prej 1-30 prill)

Paraqitja e Provimeve :
- për afatin e janarit prej 15-20 janar
- për afatin e qershorit prej 1-5 qershor
- për afatin e shtarotit prej 20-30 gusht
- për afatin e nëntorit prej 1-5 nëntor
- për afatin e prillit prej 25-30 mars

Sheno Administrates